×
  • Lajme
  • Lajme

    Bordi i KEK-ut shkarkon sekretarin në ditën që kishte përvjetorin e vrasjes babai i tij

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 22:19

    Bordi i Përkohshëm i drejtorëve i KEK-ut në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për shkarkimin nga detyra e pozitës së sekretarit të ndërmarrjes Lulzim Zeqiri, ku menjëherë i është gjetur zëvendësuesi.


    Ndërsa, 21 më parë, në vitin 199, u vra babai i Zeqirit, në njërën prej masakrave më të mëdha në Kosovë, në Vushtrri.

    Zeqiri përmes një statusi në Facebook, e ka kujtuar babain e ndjerë, i cili ka shkruar se këtë ditë e kujton me pikëllim, shkruan Reporteri.net

    Tutje, ai thotë se ishte pjesë e kësaj masakre nga forcat paramilitare serbe.

    “Unë po ashtu isha pjesë e kësaj masakre nga forcat paramilitare serbe por, Zoti deshi dhe unë sot jam gjallë dhe i vetmi i mbijetuar i kësaj ngjarje tragjike”, shkruan Zeqiri.

    Postimi i plotë:

    Sot 21vjet më parë me 22 Maj, të vitit 1999 në mëngjesin e hershëm në qytetin e Vushtrrisë ndodhi njëra ndër masakrat më të mëdha në Kosovë. Aty u vranë dhe masakruan 74 qytetarë, u dëbuan nga shtëpitë e tyre mbi dhjet mijë qytetarë dhe u burgosen me qindra të tjerë.

    Unë, sot e kujtojë me pikëllim këtë ditë, pasi që në mesin e këtyre dëshmorëve dhe martirëve, bëjnë pjesë edhe babai im dhe kusheriri ynë Arsimi.

    Unë po ashtu isha pjesë e kësaj masakre nga forcat paramilitare serbe por, Zoti deshi dhe unë sot jam gjallë dhe i vetmi i mbijetuar i kësaj ngjarje tragjike.

    Sot, jemi të lirë dhe të pavaruar dhe Kosova qëndron mbi një themel të fortë, mbi gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të saj. Ndërsa ne kemi për obligim dhe përgjegjësi, që si Institucione dhe qytetar, të duam më shumë vendin dhe të punojmë që vendi ynë dhe qytetarët e sajë të kenë të ardhme të sigurtë.

    Lavdi të gjithë të rënëve që dhanë jetën për këtë tokë të shenjt.

    L.Z

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!