×
  • Lajme
  • Lajme

    Bordi i Telekomit ka vendosur që të ndërprejë kontratën me Z Mobile

    Reporteri
    29 Korrik 2019 | 20:19

    Telekomi do të prishë kontratën me Z-Mobile.Edhe pse kjo e hënë nuk zbardhi vendimin zyrtar të Telekomit se si do të veprojë në raport me operatorin Z-Mobile, KTV-ja merr vesh se Bordi i Telekomit tashmë ka vendosur që kjo kontrate të mos vazhdohet.


    Vendimi është marrë në mbledhjen e Bordit që nisi nga ora 10:00 e paradites, por vendimi zyrtar i marrë në këtë mbledhje, nuk do të publikohet para se të skadojë kontrata 10-vjeçare me Z-Mobile, e që është e marta e kësaj jave.

    Besa Shatri Berisha, që është kryetare e Bordit të Telekomit, i ka thënë KTV-së përmes telefonit se janë të obliguar ta respektojnë afatin ligjor, që është 30 korriku, prandaj deri të martën nuk do të flasin asgjë.Njëjtë kanë thënë edhe nga zyra e kryeshefit Bedri Istrefi.

    Derisa e marta pritet të sqarojë gjithçka, punëtorët e Telekomit që nga mëngjesi kanë hyrë në grevë 24 orëshe.

    Këtë të hënë në grevë ka hyrë vetëm Prishtina, por nga e marta grevës do t’i bashkohen të gjitha regjionet.Punëtorët kanë thënë se nuk kanë armë , por kanë letra e ligje për të kundërshtuar një kontratë të re ndërmjet të dyja palëve.

    Beteja ndërmjet Telekomit dhe Z-Mobile që nga 2016-ta po vazhdon në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!