×
  • Lajme
  • Lajme

    Bordi i Telekomit thotë se është i gatshëm për përballje në arbitrazh

    Reporteri
    02 Nëntor 2019 | 15:32

    Bordi i Drejtorëve në Telekom, ka thënë se do të angazhohet që edhe përfaqësimi në arbitrazh të jetë profesional dhe që të dëshmohen dëmet e shkaktuara nga Z – Mobile.


    Dje Telekomi i Kosovës ka pranuar nga ana e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë – International Chamber of Commerce (ICC), njoftimit se Dardafon.net (Z-Mobile) ka paraqitur Padi kundër Telekomit të Kosovës, kjo në lidhje me mos-vazhdimin e Marrëveshjes për Operatorin Mobil Virtual (MVNO) të vitit 2009 (Marrëveshja me MVNO).

    Pas mbajtjes së mbledhjes nga Bordi i Telekomit, përmes një reagimi thuhet se nga njoftimi i pranuar nga ICC sqarohet se Dardafon.net ka kërkuar që të lëshohet një Masë e Sigurisë në atë mënyrë që të vazhdohet marrëveshja me MVNO dhe të vazhdohet ofrimi i Shërbimeve për klientët e Z-Mobile, dhe që Telekomi i Kosovës të paguaj dëmshpërblim.

    “Bordi i Telekomit ka mbajtur një mbledhje urgjente sot me datë 02 Nëntor 2019, kjo së bashku me Menaxhmentin, ku janë adresuar hapat e ardhshëm të përgjigjes në Padi dhe procedurën”, thuhet në njoftim.

    Bordi i Drejtorëve thotë se siguron aksionarin, sindikatën, dhe publikun që të gjitha veprimet e ndërmarra në lidhje me mos-vazhdimin e afatit të validitetit të MSA-së me Z-Mobile janë marrë në tërësi, siç thuhet në kumtesë, “në pajtim me ligjin e aplikueshëm, dhe në pajtim me të dhënat financiare dhe ekspertizat teknike ndërkombëtare që kanë sugjeruar të mos vazhdohet kjo kontratë”.

    “Faktor kyç në Vendimin e Bordit të Drejtorëve për mos-vazhdimin Marrëveshjes së MSA-së me kushte të njëjta ka qenë Raporti i Ekspertëve Financiar dhe Teknik ndërkombëtar, të cilët kanë kuantifikuar dëme dhjetëra milionëshe në baza vjetore nga Kontrata me Z-Mobile. Gjithashtu, Bordi i Drejtorëve është bazuar edhe në opinionin e ekspertëve ligjor për mundësinë e mos-vazhdimit të Kontratës”, thuhet në njoftim.

    Mbi këto rrethana, thuhet në kumtesë, ka qenë e qartë se Vendimi për të mos-vazhduar Kontratën me Z Mobile është bërë në të mirën e Telekomit dhe të qytetarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!