Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji do të mbajë sot mbledhje të jashtëzakonshme, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në rend dite sipas njoftimit, është vetëm një pikë: Implementimi i Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me kompensimin e qytetarëve për faturimin që u është bërë për rrymën e shpenzuar në veri.
Gjykata Kushtetuese më 11.03.2024 ka vërtetuar vendimet të cilat obligojnë Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që t’i kompensojë qytetarët të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës.
Ky rast ndërlidhet me padinë e ushtruar nga Avokati të Popullit përmes së cilës kërkohej që të anulohej një vendim i datës 06.02.2012 i Zyrës së Rregullatorit për Energji “për reduktimin e humbjeve të shpërndarjes së energjisë elektrike”.
Përmes këtij vendimi rryma e shpenzuar në komunat në veri të vendit, përkatësisht Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq ishte paguar nga qytetarët tjerë të Kosovës.Kompensimi ishte urdhëruar që të bëhet për periudhën 06.02.2012 deri më 20.10.2017 në vlerën 40,855.480.00 euro.
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës (KOSTT) njoftoi se nga 01.01.2024, në katër komunat në veri të Kosovës ka nisur të regjistrohet energjia elektrike e shpenzuar. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.