×
  • Lajme
  • Lajme

    Borë, akull, të kalueshme veç me pajisje dimërore: Mos ua mësyni këtyre rrugëve në Kosovë

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 14:54

    Bora që ka rënë mbrëmë në Kosovë i ka bërët gati të pakalueshme disa rrugë në Kosovë.

    Një pjesë e madhe e rrugëve në Kosovë janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore, ndërsa në shumicën e tyre ka borë e akull, shkruan lajmi.net.

    Në magjistralen Fush-Pajtimi – Glloboçicë, Gjilan Muçibabë dhe Pejë – Kullë, përveç akullit e borës nëpër rrugë, ka edhe mjegull, ndërsa këto tri magjistrale janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore.

    Më tutje, të mbuluara me borë e akull janë edhe autostrata Gjakovë – Qafë Morinë, Prishtinë – Mutivodë, ndërsa Gjakovë – Qafë Prushit ka edhe mjegull dhe këto rrugë janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore.

    Në anën tjetër, magjistralet e tjera janë të kalueshme pavarësisht se diku-diku mund të ketë borë e ngrica.

    Raportimet gjatë ditës kanë theksuar faktin se rrugët malore dhe rurale janë vështirë të kalueshme për shkak të borës dhe ngricave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!