×
  • Lajme
  • Lajme

    Borë dhe shi, parashikimi i motit për sot

    Reporteri
    28 Nëntor 2021 | 8:01

    Duke filluar nga orët e para të ditës mbete mot i vranët me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, por reshje dëbore në zonat malore, ku më të konsiderueshme reshjet e dëborës do jenë në zonën verilindore.

    Pjesa e dytë e ditës sjellë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike duke bërë që të ketë intervale me kthjellime. Por, nata ri-kthen reshjet e shiut dhe dëborës në territor.

    Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 3 gradë në mengjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17 °C.

    Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!