×
  • Lajme
  • Lajme

    Borrell: Vazhdimi i dialogut, e vetmja mënyrë për të stabilizuar situatën

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 14:12

    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Joseph Borrell, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi duke thënë se të dyja vendet duhet të rinovojnë dialogun sepse nuk ka rrugë tjetër drejt stabilizimit të situatës. 

    Borrell ka deklaruar sot se ka ende nevojë që Beogradi dhe Prishtina të rinovojnë dialogun, sepse nuk ka rrugë tjetër për të stabilizuar situatën, shkruan Tanjugu serb, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”

    “Situata është qetësuar kohët e fundit, por ka ende nevojë për t’u rikthyer në dialog dhe për të rifilluar dialogun, sepse nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të stabilizuar situatën,” tha Borell  në ditën e dytë të takimit të NATO-s ku po diskutohet mbi situatën në Ballkanin Perëndimor.

    Kujtojmë se gjatë javës së kaluar, Emisari Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të përgatitjeve për takimin Kurti-Vuçiq ishte për vizitë në Kosovës, ku zhvilloi takime me krerët e shtetit. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!