×
  • Lajme
  • Lajme

    Borrell del haptas pro mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 10:17
    Josep Borrell

    Kreu i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, spanjolli Josep Borell, gjatë bisedës që ka zhvilluar mbrëmë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka dalë pro mbajtjes së referendumit të Serbisë edhe në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    Borell ka shkruar se  njerëzve duhet t’iu lejohet ushtrimi i të drejtës së tyre për votë, derisa përmend se në të kaluarën ka qenë misioni i OSBE-së ai që është marrë me ndërmjetësimin e grumbullimit të votave.

    “Njerëzit duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, ka shkruar ndër të tjera Borrell duke njoftuar për bisedën që ka zhvilluar me kryeministrin Kurti.

    Rreth bisedës me Borrel, ka shkruar dje edhe kryeministri Kurti.

    Ai ka ripërsëritur se serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë nëpërmjet postës apo në Zyrën ndërlidhëse në Prishtinë.

    “Në një telefonatë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, ia përcolla qëndrimin tonë: Serbët në Kosovë të cilët kanë shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë nëpërmjet postës apo në Zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. Një referendum në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar në asnjë vend demokratik”, ka shkruar Kurti në Twitter. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!