×
  • Lajme
  • Lajme

    Borrell: Dialogu do të vazhdojë për të arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 21:23

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se do të vazhdojë rifillimi i procesit të dialogut Kosovë-Serbi.


    Këtë ai e tha në një takim që pati me Vjosa Osmanin, presidenten e Kosovës, ku u mbajt gjatë qëndrimit në Turqi, në margjinat e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

    Borrell e kishte njoftuar Osmanin me përgatitjet e BE-së për procesin e dialogut dhe shprehu besimin se procesi i nisur do të vazhdojë, për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme mes dy vendeve, thuhet në njoftimin Zyrë së Presidencës.

    Osmani dhe Borrelli biseduan për raportet Kosovë-BE si dhe për dialogun me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!