×
  • Lajme
  • Lajme

    Borrell i shërben çaj Kurtit gjatë takimit

    Reporteri
    27 Shkurt 2023 | 15:50

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit pasditen e së hënës në Bruksel nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

    Takimi, i cili nisi pak pas orës 15:00, po zhvillohet në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

    Në Bruksel ndodhet edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili u raportua se do t’i takonte palët veç e veç, përpara takimit me Borrell.

    Borrelli gjatë takimit e shërbeu me çaj kryeministrin kosovar.

    FOTO: AP

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!