Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka konfirmuar që për datën 27 shkurt janë ftuar për takim kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Në takim pritet edhe pranimi formal i planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka raportuar Deutsche Welle.
Jam takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Do të takohem me të dy në Bruksel më 27 shkurt, pra po i kam ftuar ata të vijnë për të pasur një ditë të plotë me diskutime, sepse është një propozim në tryezë. Dhe unë shpresoj që ata të jenë në gjendje ta pranojnë këtë propozim si rrugë për t’i normalizuar marrëdhëniet mes tyre”, është shprehur Borrell.
E Borrell ka thënë po ashtu se Serbia nuk është duke u harmonizuar mjaftueshëm me politikat e jashtme të Bashkimit Evropian, duke përfshirë mos vendosjen e sanksioneve për Kremlinin nga ana e Beogradit.
Kosova dhe Serbia gjenden në një fazë ku po ju kërkohet arritja e një marrëveshjeje që normalizon raportet në mes dy shteteve.
Gjatë vitit të fundit kriza në mes Kosovës dhe Serbisë është thelluar edhe më shumë.
Visoki predstavnik EU Žozep Borelj potvrdio je da su Vučić i Kurti pozvani u Brisel 27. februara. On je dodao da se Srbija ne usklađuje sa spoljnom politikom EU u dovoljnoj meri. pic.twitter.com/0Cihr1yO8k
— DW Српски/Srpski (@DW_Srpski) February 19, 2023