Diplomacia triumfoi në depërshkalllëzimin e tensioneve në veri të Kosovës, shkroi Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, në një cicërimë ku përshëndeti “lidershipin e përgjegjshëm” të Kosovës dhe Serbisë, raporton gazeta online Reporteri.net.
Borell i falënderoi të gjithë të përfshirët në shtensionimit e situatës derisa shtoi se nevojitet përparim urgjent në Dialogun e fascilituar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Diplomacia triumfoi në depërshkallëzimin e tensioneve. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. E mirëpres lidershipin e përgjegjshëm të Presidentit Aleksandare Vuçiç dhe Kryeministrit Albin Kurti”.
“Punë ekipore e madhe mes BE-së, ShBA-së dhe KFOR’it të NATO’s. I falënderoj të gjithë të përfshirët! Tani na duhet përparim urgjent në Dialog”, shkroi Borrell në një cicërimë në Twitter./Reporteri.net/
Diplomacy prevailed in de-escalating tensions in north Kosovo. Violence can never be a solution.
Welcome responsible leadership of President Vučić & Prime Minister Kurti.
Great EU, US & @NATO_KFOR teamwork. Thanks to all involved!
We now need urgent progress in the Dialogue.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) December 29, 2022
Të mërkuren Departamenti amerikan i Shtetit thotë se SHBA-ja dhe BE-ja janë duke punuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar0 Vuçiç, për të gjetur një zgjidhje politike që të ulen tensionet në veri të Kosovës.
Tutje thuhej se SHBA-ja dhe BE-ja mirëpresin garancitë e lidershipit të Kosovës që konfirmuan se nuk ka lista për arrestimin e qytetarëve serbë, ose përndjekjen e atyre, që protestojnë paqësisht.
Departamenti thotë se BE-ja dhe SHBA-ja u bëjnë thirrje të gjithëve që të marrin veprime të menjëhershme për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
“BE-ja dhe SHBA-ja është e shqetësuar për situatën e tensionuar që po vazhdon të mbizotërojë në veri të Kosovës. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve për përmbajtje maksimale, të marrin masa të menjëhershme dhe të pakusht për të ulur tensionet, dhe të frenohen nga provokimet, kërcënimet e frikësimet”.
“Ne po punojmë me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti për të gjetur një zgjidhje politike në mënyrë që të ulen tensionet dhe të arrihet pajtim për një rrugë para në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies të gjitha komuniteteve lokale”, thuhet në deklaratën e përbashkët ShBA-BE.
“Në të njëjtën kohë sundimi i ligjit duhet të respektohet, dhe çdo formë e dhunës është e papranueshme e nuk do të tolerohet”, thuhet më tej në deklaratë.
Komunikata e plotë BE-ShBA:
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuar për situatën e vazhdueshme të tensionuar në veri të Kosovës.
I bëjmë thirrje të gjithëve që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të zbutur pa kushte situatën dhe të përmbahen nga provokimet, kërcënimet apo kërcënimet.
Ne po punojmë me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti për të gjetur zgjidhje politike për të zbutur tensionet dhe për të rënë dakord për rrugën përpara në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve lokale.
Mirëpresim garancitë e lidershipit të Kosovës që konfirmojnë se nuk ekzistojnë lista të qytetarëve serbë të Kosovës që do të arrestohen apo ndiqen penalisht për protesta/barrikada paqësore. Në të njëjtën kohë, sundimi i ligjit duhet të respektohet dhe çdo formë dhune është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin punën e Bashkimit Evropian përmes Misionit të tyre për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). EULEX-i, në përputhje me mandatin e tij, do të vazhdojë të monitorojë nga afër të gjitha hetimet dhe procedurat pasuese për të promovuar respektimin e të drejtave të njeriut. Kjo përfshin, në veçanti, garancitë e gjykimit të drejtë, si dhe mbrojtjen dhe trajtimin e barabartë për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë në Kosovë.
Ne gjithashtu presim që Kosova dhe Serbia të kthehen në nxitjen e një mjedisi të favorshëm për pajtimin, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin për të mirën e qytetarëve të tyre.
Të gjitha detyrimet e Dialogut duhet të zbatohen plotësisht pa vonesë./Reporteri.net/