Përfaqësuesi i Lartë Bashkimit Evropian, Josep Borrell është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës në Arabinë Saudite.
Borrelli theksoi se me Blinkenin kanë diskutuar për zhvillimet në rajon, për Gazën dhe për të forcuar rolin e domosdoshëm të OKB-së.
“Ne krahasuam shënimet mbi bisedimet tona në rajon dhe përpjekjet për të ulur tensionin, për të zbutur katastrofën humanitare të shpalosur në Gaza dhe për të forcuar rolin e domosdoshëm të OKB-së”, ka shkruar Borrell në platformën X.
I met with @SecBlinken during my visit to #KSA. We compared notes on our talks in the region and efforts to deescalate, alleviate the unfolding humanitarian catastrophe in Gaza and bolster the indispensable UN role. pic.twitter.com/Y6ek9OVcw9
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) January 8, 2024
Blinken takime me drejtues të vendeve arabe për uljen e tensionave në rajon