×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Borrell: Të hiqen barrikadat dhe të diskutojmë për planin evropian

    Reporteri
    15 Dhjetor 2022 | 11:40
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politik të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell

    Është absolutisht e rëndësishme që situata të qetësohet, tha Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell, derisa bëri thirrje për heqjen e menjëhershme të barrikadave të vendosura në pjesën veriore të Kosovës.

    Borrell, derisa tha se sot do t’i njoftojë liderët evropianë për situatën në pjesën veriore, bëri thirrje që palët t’i kthehen tryezës së bisedimeve e cila tashmë ka edhe propozimin evropian.

    “Ju e dini që kohëve të fundit kemi pasur tensione në pjesën veriore të Kosovës. Kam dërguar Përfaqësuesin tonë Speciial, Miroslav Lajçakun në Prishtinë dhe Beograd. Do t’i njoftoj liderët prë situatën në Kosovë dhe të provojmë të qetësojmë situatën dhe kthimin në dialog. Kjo është e vetmja mënyrë për të ardhmen e tyre evropiane”, ka thënë Borrell.

    “Duhet të kthehen në tavolinë te propozimit që i kemi bërë për të gjetur zgjidhje të përhershme dhe koherente për tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit”, vazhdoi ai.

    Për planin evropian, Josep Borrell, ditë më parë tha se nuk është thjesht një plan franko-gjerman, por i tërë shteteve anëtare të BE’së./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!