×
  • Lajme
  • Lajme / Situata me mbeturinat

    “Borxhli i keq”: Punëtorët e ‘Pastrimit’ protestojnë para komunës së Prishtinës

    Reporteri
    19 Maj 2025 | 11:32

    Punëtorët e “Pastrimit” po protestojnë të hënën para Komunës së Prishtinës.

    Situata me mbeturinat ditëve të fundit ka qenë kaos, kjo pasi kompania është në bojkot.

    Ata akuzojnë komunën dhe Përparim Ramën për borxhe të mëdha.

    “Paguaje borxhin o borxhli i keq”, “Mos bëj politikë me dështimin tënd”, “Na lë të punojmë” kanë qenë disa nga pankartat që punëtorët kanë mbajtur në duar.

    Pas saj, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, priti në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Ndërmarrjes “Pastrimi” pas situatës së rëndë të krijuar në kryeqytet, për shkak mos heqjes së mbeturinave disa ditë, gjë që ngjalli pakënaqësi të mëdha ndër qytetarë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!