Falë reagimit të shpejtë të Anes Haliloviqit nga Gorazhde, Bosnjë dhe Hercegovinë, është parandaluar një tjetër tragjedi në Plazhin e Madh të Ulqinit.
Dhe një gjë e tillë është bërë e ditur nga vet Anes, përmes rrjetit social Facebook.
“E vura re djalin, në shikim të parë dukej se po mbytej, por gjithashtu mendova se po më bënte shaka. I ktheva shpinën për një moment, por e pashë që përpiqej të më thoshte diçka”, ka thënë fillimisht Haliloviq.
Pas kësaj ka bërë të ditur se është kthyer dhe kishte vërejtur se vogëlushi kishte filluar të “pinte ujin” dhe se koka e tij po fundosej nën ujë, shkruan Avaz.ba.
“Unë shkova me shpejtësi tek ai, e nxora jashtë dhe e çova në breg, te familja e tij. Falë Zotit që qëllova aty”, ka thënë ndër tjerash Haliloviq.
Për të thënë lamtumirë dhe për të kujtuar këtë dramë me një fund të lumtur, ata kanë bërë edhe një fotografi të përbashkët ndërmjet dy njerëzve që ishin të lidhur me këtë ngjarje, por që ende nuk e njohin njëri-tjetrin.
“Më duket se është nga Kosova. Ai nuk e ka idenë se çfarë e pyeta, as nuk e kuptova… Kujdesuni për fëmijët tuaj”, ka thënë Haliloviq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.