×
  • Lajme
  • Lajme / Reagim

    “Bosi i heroinës” i arrestuar sot del i afërt me VV’në, Çitaku: Të përlyer në afera, e rrezikshme për shoqërinë

    Reporteri
    03 Qershor 2025 | 21:16

    Nënkryetarja dhe deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas fotografive që u publikuan, ku një nga të arrestuarit në aksionin e sotëm të Policisë, Shemsi Bahtiri, që raportohet të jetë edhe “bossi” i grupit, shihet në shoqërinë e Ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës dhe deputetit të VV’së, Adnan Rrustemit.

    Çitaku ka thënë se njerëzit e afërt me VV’në, “janë të përlyer në afera që nga trafikimi i drogës e deri te shitja e energjisë.”

    “Levizja që dikur imponohej si puritane, që shiste moral politik dhe integritet, sot del  që njerëzit e afërt me ta,  janë të përlyer në afera që nga trafikimi i drogës e deri te shitja e energjisë.  Kjo nuk është thjesht hipokrizi. Kjo është rrezik për shoqërinë. Marri e papërshkrueshme”, ka shkruar Çitaku.

    Ndryshe, 22 persona janë arrestuar sot në një aksion të Policisë së Kosovës ku morën pjesë rreth 600 pjesëtarë, një ndër operacionet më të mëdha kundër krimit të organizuar në vend. Në mesin e të arrestuarve është edhe Shemsi Bahtiri, që raportohet të jetë “bossi” i grupit. Ai është edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në degën e Prishtinës.

    Bazuar në postimet e tij në rrjetet sociale, Bahtiri shoqërohej me Ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën si dhe deputetin Adnan Rrustemi.

    Në një foto, ai shihet ulur krah për krah me Sveçlën në një kafene.

    Foton tjetër e ka me Rrustemin, ku shihen vetëm ata dy.

    Në shumë foto shihet edhe me Shefin e Asambleistëve të VV’së në Prishtinë, Gëzim Sveçlën.

    Profli i tij është i mbushur me pastime rreth Lëvizjes Vetëvendosje.

    Ai kishte marrë pjesë në shumë aktivitet të kësaj partie. Në mesin e tyre edhe në aksionin e atëhershëm të LVV-së kundër kryeprokurorit Lumezi.

    Bahtiri shfaqet si anëtar në Pikën Medrese të kësaj partie në Prishtinë.

    Në një foto tjetër ai shihet së bashku me anëtarët tjerë të kësaj partie duke u moblizuar kundër ish-kryeprokurorit Lumezi.

    “Bossi i heroinës” që u arrestua sot në Prishtinë shoqërohej me Ministrin Sveçla dhe një deputet të VV’së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!