×
  • Lajme
  • Botë

    ​Djali i Vuçiqit infektohet nga coronavirusi

    Reporteri
    08 Prill 2020 | 21:33

    Danilo Vuçiq, djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dalë pozitiv në testin për coronavirus.

    Kjo është bërë e ditur përmes profilit zyrtar në Instagram të presidentit serb.

    “… Danilo i im më tha se dorëzimi është një opsion. Fëmija im i parë u infektua me coronavirus dhe tabloja e tij klinike ishte e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do të fitosh. Babi të do, të gjithë të duam”, ka shkruar Vuçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!