Rasti i 13-të i infeksionit me koronavirus është konfirmuar sot në Kroaci.
Bëhet fjalë për një shtetas kroat që punon në Itali, i cili është shtruar në një spital në qytetin Pula, njoftoi sot Shtabi i Mbrojtjes Civile i Kroacisë.
Në deklaratë thuhet se disa persona të sëmurë janë identifikuar në vendin e punës së këtij personi në Itali.
Selia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka rekomanduar dy masa të reja për mbrojtjen nga koronavirusi që adresojnë kontrollin e njerëzve në trafik ndërkombëtar dhe kufizimin e tubimeve publike me më shumë se 1.000 pjesëmarrës, të cilat do të bëhen deri në njoftimin e mëtejshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.