Këtë vit nuk do të zhvillohet mesha e Krishtlindjes në katedralen Notre Dame, për herë të parë në më shumë se 200 vjet, njoftoi Dioqeza e kryepeshkopit të Parisit.
Kisha historike e kryeqytetit francez u dogj nga zjarri tetë muaj më parë, gjatë të cilit kupola u shkatërrua plotësisht.
“Adhuruesit mund të marrin pjesë në meshën e kishës e Saint-Germain-l’Auxerrois, që ndodhet pranë muzeut të Luvrit ose në kishën e Saint-Sulpice pranë kopshtit të Luksemburgut”, deklaroi dioqeza.
Sipas një zëdhënëseje, mesha e Krishtlindjes është mbajtur çdo vit në katedralen e Notre Dame-it që nga viti 1803, edhe gjatë pushtimit gjerman të Parisit në Luftën e Dytë Botërore.
Bota pa tmerr ndërsa Notre Dame, e vendosur në zemër të Parisit, në Ile de la Cite, u përfshi nga flakët më 15 Prill. Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se katedralja do të rindërtohet deri në vitin 2024./ATSH/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.