Një studim zbuloi se rritja e nivelit të ujit të detit do të ndikojë te 300 milionë njerëz që jetojnë në vendet bregdetare deri në vitin 2050.
Sipas studimit, rezultatet e të cilit u publikuan në “Nature Communications”, thuhet se rritja e nivelit të ujit të detit kërcënon 300 milionë njerëz që jetojnë në vendet bregdetare.
Studimi thekson se në rast se emetimet e gazrave serrë që janë në rritje nuk vihen nën kontroll, numri i njerëzve që do të ndikohen nga rritja e nivelit të detit në vitin 2100 do të rritet për dy herë më shumë duke arritur në 630 milionë.
Rreth 237 milionë nga njerëzit që do të ndikohen nga rritja e nivelit të detit nga gjithsej 300 milionë janë në Azi, duke tërhequr vëmendjen se për 30 vite qytetet Mumbai i Indisë, Shangai i Kinës dhe Bangkoku i Tajlandës do të mbeten nën ujë.
Ekspertët theksojnë se në vitin 2050, pjesa e madhe e qytetit të Aleksandrias në Egjipt, Basra në Irak si dhe rajoni i Vietnamit Jugor me një popullsi prej 20 milionë banorësh tërësisht mund të mbeten nën ujë, duke paralajmëruar për përgatitje për zhvendosje brenda vendit. /kp
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.