×
  • Lajme
  • Botë

    ​Shënon rënie numri i rasteve të reja me coronavirus në Itali

    Reporteri
    02 Janar 2021 | 23:54

    Në 24 orët e fundit, 11.831 raste të reja të coronavirusit u regjistruan në Itali, që është dy herë më pak se një ditë më parë, por kishte edhe shumë më pak të testuar.


    364 pacientë vdiqën, raporton Reuters. 67.174 njerëz u testuan, 90.000 më pak se një ditë më parë, tha Ministria e Shëndetësisë.

    Që nga fillimi i pandemisë, 74.985 vdekje janë regjistruar në Itali, më së shumti në Evropë, dhe më shumë se dy milionë njerëz janë infektuar deri më tani.

    22.948 pacientë u shtruan në spital, nga të cilët 2.569 janë në kujdes intensiv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!