×
  • Lajme
  • Botë

    ​Zvicra miraton ligjin e ri të armëve

    Reporteri
    19 Maj 2019 | 18:04

    Zvicra ka miratuar masat antiterroriste të Bashkimit Evropian (BE) në një referendum ku sot u votua për një ligj që shtrëngon kushtet për zotërimin e armëve, tregojnë sondazhet pas votimit.


    Sipas këtyre vlerësimeve, zviceranët e kanë pranuar ligjin e ri me 67% të votave.

    Para votimit, autoritetet paralajmëruan se refuzimi i ligjit mund të çonte që vendi të përjashtohej nga marrëveshjet evropiane mbi Shengenin dhe Dublinin, me të cilat është e lidhur, ndonëse nuk është anëtare e Bashkimit Evropian.

    Ligji është kritikuar nga disa shoqata sportive duke deklaruar se është e padobishme në trajtimin e terrorizmit.

    Vlerësohet se rreth 2.3 milionë qytetarë kanë armë, që është rreth një e treta e popullsisë së Zvicrës. Masat e shtrëngimit do të zbatohen për armët gjysmë automatike, si dhe për lloje të caktuara të pushkëve. Zviceranët kanë edhe zakonin që të dalin për të gjuajtur me arm

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!