10 milonë njerëz në gjithë botën tashmë janë diagnostifikuar me Covid-19. Më shumë se katër milionë raste janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që pasohet nga Europa me 2,6 milionë raste të konfirmuara.
Pothuajse gjysmë milioni njerëz kanë vdekur në botë që prej kur koronavirusi u identifikua për herë të parë në Kinë gjashtë muaj më parë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se niveli global i infeksioneve është përshpejtuar që nga mesi i muajit maj dhe tani po rritet veçanërisht në Brazil, Meksikë dhe Kili, transmeton Klan Kosova.
Shifra shumë shqetësuese të Covid-19 ka edhe në Afrikë dhe Azinë e Jugut me Indinë që deri tani ka regjistruar më shumë se gjysmë milion raste. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.