Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 10 persona nga COVID-19, derisa 359 raste të reja janë konfirmuar.
Zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë në Serbi, kanë bërë të ditur se 8.349 persona janë testuar, kurse 190 janë në respiratorë, transmeton Telegrafi.
Drejtori i Klinikës Infektive në Beograd, Goran Stefanoviq, ka deklaruar sot se në këtë repart kryejnë mbi 200 kontrolle brenda ditës dhe se gjysma prej tyre kërkojnë mjekim klinik.
Në anën tjetër është bërë e ditur se mbi 550 infermierë janë prekur COVID-19. Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.