×
  • Lajme
  • Botë

    10 të vdekur e 117 të plagosur nga shpërthimi i serbatorit në lindje të Kinës

    Reporteri
    13 Qershor 2020 | 19:18

    Dhjetë njerëz janë vrarë dhe 117 të tjerë u plagosën kur serbatori i një kamioni shpërtheu duke e nxjerrë atë nga autostrada në provincën lindore kineze Zhejiang sot pasdite.


    Shpërthimi i ndodhur pranë fshatit Liangshan ka shkaktuar shembjen e disa ndërtesave rezidenciale dhe fabrikash, njoftonin burimet vendase.

    Një total prej 138 zjarrfikësish dhe 34 automjetesh po punonin për shuarjen e flakëve, njoftonte ministria kineze e emergjencave, raporton TCH.

    Lu Fang, e cila punon në një restorant pranë vendngjarjes tha për agjencinë Xinhua se dëgjoi një goditje të fortë.

    “Xhamat e dyerve e dritareve të shtëpisë time u thyen, por për fat unë, vëllai dhe nëna ime nuk u lënduam,” tha ajo. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!