Bota po përballet me një ‘armik’ të panjohur.
Koronavirus vazhdon të përhapet në botë, ndërsa në Kinë është ulur ndjeshëm numri i vdekjeve dhe rasteve të reja.
Referuar mediave të huaja, Kina, aty ku edhe shpërtheu koronavirusi është vendi me numrin më të madh të të infektuarve, me plot 80.956 raste. Itali është e dyta pas Kinës. Vendi fqinj numëron 10.149 raste të prekur me koronavirus.
Në vendin e tretë është Irani me 8042 raste, e ndjekur nga Korea e Jugut me 7755 raste. Më poshtë në renditje vijojnë Franca me 1784 raste, Spanja me 1695 raste, Gjermania 1565 raste. Shtetet e Bashkuara të Amerikës rënditen në vendin e 7 me 1025 raste.
Tabela mbyllet me Japoninë me 581 raste dhe Zvicrën me 491 raste.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.