Palestinezët kanë nisur të largohen nga pjesët lindore të qytetit Rafah në Gaza pasi Izraeli ka urdhëruar 100 mijë persona që të nisen në drejtim të “zonës humanitare”, raporton BBC.
Ky urdhër është dhënë vetëm pak ditë para se të nisë ofensiva ndaj qytetit, në të cilin janë strehuar më shumë se 1.4 milionë palestinezë, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Ushtria izraelite ka deklaruar se ka kufizuar operacionin dhe se nuk do të jetë evakuim total i pjesës lindore të qytetit Rafah.
Zyrtarët e Hamasit kanë deklaruar se urdhrat për evakuim janë shumë të rrezikshëm. Urdhri është dhënë vetëm disa ditë pasi dështuan bisedimet për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit.
Të dielën vonë, të paktën 12 persona janë vrarë nga bombardimet në Rafah.
Lufta ka nisur kur luftëtarët e Hamasit ia mësyn jugut të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë rreth 1 mijë e 200 persona dhe duke marrë peng 252 të tjerë.
Më shumë se 34 mijë e 700 palestinezë janë vrarë në Gaza që prej asaj dite.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.