Ka disa shtete në të cilat coronavirusi nuk ka arritur të depërtojë ende që prej fillimit të pandemisë.
Sipas statistikave, thuhet se rreth 188 shtete kanë raportuar që kanë raste me CoViD-19 dhe shumica prej tyre tashmë kanë ndërmarrë masa strikte dhe agresive për të luftuar pandeminë që ka kapluar botën.
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 12.5 milionë njerëz janë infektuar në botë nga ky virus, dhe numri i fataliteteve nga CoViD-19 ka kaluar shifrën 560 mijë.
Por duhet theksuar se ekzistojnë 12 vende të cilat deri më tani nuk kanë raportuar asnjë rast me koronavirus, transmeton tutje albinfo.ch.
Ato janë, Kiribati, Korea e Veriut, Turkmenistani, Ishujt Solomon, Vanuatu, Samoa, Tonga, Palau, Ishujt Marshall, Nauru, Tuvalu, dhe Shtetet e Mikronesias.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.