×
  • Lajme
  • Botë / Gjermani

    12 të lënduar pas përplasjes së një treni me kamion në Hamburg

    Reporteri
    11 Shkurt 2025 | 23:45
    Foto ilustruese

    Të paktën 12 persona janë lënduar, njëri prej tyre në rrezik për jetën, pasi një tren i shpejtë ICE është përplasur me një kamion në Hamburg.

    Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve ka bërë të ditur se i lënduari rëndë është dërguar në spital për trajtim mjekësor, raportojnë mediat gjermane.

    Sipas autoriteteve, 269 persona në tren kanë shpëtuar pa lëndime. Aktualisht policia po përgatitet për të evakuuar trenin.

    Aksidenti ka ndodhur pasditen e së martës në lagjen Rönneburg të Hamburgut./Albinfo

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!