Pas sulmeve në aeroportin e Kabulit, deri tani raportohet të kenë mbetur të vrarë 12 ushtarë amerikan.
Të paktën 60 afganë dhe 12 ushtarë amerikan u vranë në aeroportin e Kabulit, të enjten, kur dy shpërthime goditën turmat që përpiqeshin të hynin në objektin e kontrolluar nga amerikanët, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net“.
Sulmi ndaj personelit amerikan shënoi ditën më të keqe për ushtrinë amerikane në Afganistan që nga viti 2011.
Ndërsa, presidenti i ShBA-ve, Joe Biden do të flas në orën 17:00 nga Washingtoni, për situatën në Afganistan.
“SHBA planifikon të vazhdojë me evakuimin e qytetarëve amerikanë dhe afganëve aleatë”, u tha gazetarëve gjenerali i Trupave Detare të ShBA-ve, Frank McKenzie, i cili aktualisht shërben si komandanti i 14 -të i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.