Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 12 persona të diagnostifikuar me Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Pesë pacientë nga Shkupi, një nga Shtipi, dy pacientë nga Tetova, dy nga Struga, një nga Velesi dhe një pacient nga Gostivari.
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut prej 868 testimeve të realizuara, 132 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
-Shkup 57
-Kumanovë 10
-Dibër 1
-Shtip 13
-Prilep 7
-Tetovë 19
-Strugë 3
-Veles 4
-Manastir 1
-Ohër 5
-Kavadar 1
-Gostivar 6
-Probishtip 2
-Shën Nikollë 2
-Resnje 1
Sipas statistikave të fundit 112 pacientë i janë shtuar listës së personave të shëruar.
-Shkup 42
-Shtip 40
-Prilep 1
-Tetovë 16
-Veles 1
-Gostivar 5
-Koçani 2
-Probishtip 3
-Shën Nikollë 2
Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë 6209 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 2427 janë shëruar kurse 298 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin kemi 2484 raste aktive me Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë realizuar gjithsej 59.633 testime. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.