Trembëdhjetë fëmijë kanë vdekur në një stampedo në një shkollë fillore në Kenia teksa ata po dilnin nga klasa për të shkuar në shtëpi këtë pasdite, ka njoftuar policia, raporton CNN.
Autoritetet keniane thanë se më shumë se 20 fëmijë tjerë u lënduan.
Kryqi i Kuq i vendit në një postim në Twitter tha se ka dalë në vend të ngjarjes dhe po merret me rastin, transmeton Koha.net.
Sipas raportimeve, nxënësit po “vraponin për të dalë nga klasa” në fund të ditës kur disa nga ta ranë nga shkallët në katin e tretë të ndërtesës.
Lideri opozitar i Kenias, Raila Odinga, shkroi në Twitter se “duhet bërë një hetim i menjëhershëm dhe i thellë për t’i dalë në fund këtij incidenti”.
“Ngushëllimet e mia të përzemërta për prindërit që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi fatkeqe në Shkollën Fillore Kakamega. Fëmijëve të lënduar u dëshiroj shërim të shpejtë dhe lutem që Zoti do t’u japë fuqi familjeve të prekura”, shkroi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.