×
  • Lajme
  • Botë

    13 vjeçari kryen sulm vetëvrasës në një dasmë, vret 5 persona, plagosë 40 të tjerë

    Reporteri
    12 Korrik 2019 | 12:29

    Së paku pesë persona kanë vdekur ndërsa 40 janë plagosur kur një djalë 13 vjeçar ka kryer një sulm vetëvrasës në krahinën afgane Nangarhar.


    Zyrtari i Policisë afgane ka thënë se djali e ka shpërthyer bombën në dasmën të cilën e ka organizuar komandanti i forcave qeveritare Malik Tur, i cili edhe ai është vrarë në këtë sulm.

    Sipas zyrtarëve besohet se Tur ka qenë cak i sulmit, transmeton Asociated Press.

    Deri më tani askush nuk e ka marr përgjegjësinë për sulmin, por në lindje të Afganistanit janë të pranishëm talebanët dhe organizata të ISIS-it.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!