Një vajzë 13-vjeçare nga California në SHBA goditi me fatalitet dy burra pasi ia mbathi me makinën e nënës së saj, thanë autoritetet.
Sipas medieve të huaja, vajza nga qyteti Vista u ndal të premten në mbrëmje, por u largua me shpejtësi kur një oficer iu afrua makinës së saj.
“Atë që oficeri nuk e dinte në atë kohë, ishte se makina po drejtohej nga një vajzë 13-vjeçare nga Vista, e cila mori makinën e nënës së saj pa e ditur ajo”, tha Togeri Kevin Toth.
Adoleshentja më pas humbi kontrollin dhe u përplas me shkurre, ku po flinin dy burra.
Policia tha se ata besojnë se të dy burrat ishin të pastrehë.
Njëri u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes, derisa tjetri vdiq në një spital, sipas deklaratës.
Vajza dhe shoqja e saj, e cila kjo e fundit kishte qenë pasagjere, u arrestuan dhe iu dorëzuan më vonë prindërve të tyre.
Mbetet e paqartë nëse ato të dyja do të përballen me ndonjë akuzë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.