10 vota elektorale ia ka shtuar Donald Trumpit Missouri për të ngushtuar rezultatin e përgjithshëm në vetëm 23 prapa kandidatit demokrat, Joe Biden.
Bideni udhëheq me 131 vota elektorale, ndërsa Trumpi ka 108, e kandidatit për t’u bërë president i duhen 270 vota elektorale.
Trumpi po udhëheq në shumicën e shteteve në të cilat është duke u bërë numërimi, sipas NYTimes.
Për momentin, Presidenti aktual i SHBA-ve Donald Trump është duke e fituar votën elektorale edhe në shtetin e Floridës. Po kryeson edhe në Teksas.
Ndonëse numërimet e para dhanë rezultate pozitive për Demokratin Joe Biden, Trump ka përmbysur rezultatin në Florida, dhe kur janë numëruar 94% e votave, presidentit aktual të SHBA-vë po i konfirmohet fitorja në këtë shtet, shkruan Reporteri.net.
Punë e kryer: Trump një hap larg fitores në Florida, po e mund Joe Biden edhe në Teksas
Sipas rezultateve të publikuar nga New York Times, Republikani numëron 51.2% të votave, ndërsa kundërkandidati i tij demokrat 47.8% sosh.
Gjasat që ky rezultat të përmbyset duken minimale.
Florida i ka gjithsej 29 vota elektorale, dhe bashkë me New Yorkun që e ka fituar Biden, radhiten si shtetet e treta me më së shumti vota elektorale.
Ndërkohë që Trump është edhe një hap larg konfirmimit të fitores në Teksas, që ka ende më shumë vota elektorale sesa Florida, gjithsej 38 sosh, shkruan Reporteri.net.
Kur janë numëruar mbi 80% të votave, sipas NYT, në këtë shtet, Trump është i pari me 51.5%, ndërsa Biden me 47.1%.
Teksas dhe Florida konsiderohen si përcaktuese për zgjedhjet në SHBA. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.