Donald Trump ka fituar gjashtë vota elektorale në Kansas për të ngushtuar diferencën me Joe Bidenin në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 131:98
Shumë shtete kanë mbetur ende pa nisur të numërohen votat, ndërsa sapo ka përfunduar votimi në Iowa, Montana, Nevada e Utah, raporton NYTimes.
Nga ana tjetër, Joe Biden ka fituar edhe në shtetin e Colorados për të shtuar nëntë vota elektorale.
Me nëntë votat e reja, Bideni, sipas New York Times, ka arritur në 131 vota elektorale.
Ndërkohë drama e rezultatit të ngushtë mes dy kandidatëve për president të SHBA-së, në Teksas, është duke vazhduar. Presidenti aktual është duke kryesuar me një diferencë të ngushtë përballë Biden. Njëjtë edhe në Florida që pas Californisë dhe Teksasit, bashkë me New Yorkun janë zonat me më së shumti vota elektorale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.