Si pasojë e një shpërthimi në një festival fshati në perëndim të Gjermanisë, 14 persona janë plagosur nga të cilët 5 në rrezik jete, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia gjermane e lajmeve DPA sot raportoi se policia ende është duke hetuar shkaqet e shpërthimit të së dielës në festivalin në Freudenberg.
Policia ka deklaruar për DPA-në se ka të ngjarë që nafta brenda një fuçie të madhe të ketë shkaktuar shpërthimin në lokalin Backesfest ku ishin të pranishëm rreth 100 persona.
Backesfest mbahet për të shënuar fillimin vjetor të funksionimit të një furre tradicionale të vjetër në fshat
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.