Një vajzë 14-vjeçare qëlloi për vdekje një nxënës dhe plagosi pesë të tjerë të enjten përpara se të vriste veten në një shkollë në qytetin rus të Bryansk, njoftuan autoritetet.
“Sipas të dhënave paraprake të hetimit, një vajzë 14-vjeçare solli në shkollë një armë gjahu me pompë, nga e cila qëlloi me armë zjarri ndaj shokëve të klasës”, tha në një deklaratë Komiteti Hetues i Rusisë.
Hetuesit po punojnë për të përcaktuar motivin, thuhet në deklaratë.
Guvernatori i rajonit Alexander Bogomaz e quajti atë një “tragjedi të tmerrshme”. Ai tha se pesë personat e plagosur ishin të gjithë fëmijë me lëndime të lehta ose mesatare.
Gazeta Mash publikoi atë që tha se ishte një fotografi e sulmueses të vdekur, e shtrirë në dysheme dhe e veshur e gjitha me të zeza. Thuhet se ajo ishte gjithashtu e armatosur me një thikë gjuetie. /Reporteri.net/