Një numër i madh i lëkundjeve të pasme u regjistruan pas tërmetit me magnitudë 5,8 ballë që dje tronditi Stambollin, transmeton AA.
Sipas të dhënave nga Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), 144 lëkundje, më e forta me magnitudë 4,1 ballë, u regjistruan pas tërmetit të pasdites së djeshme me epiqendër në ujërat e Detit Marmara, pranë rrethit Silivri të Stambollit.
Tërmeti i djeshëm shkaktoi edhe rrënimin e një minareje në lagjen Avcılar, ndërsa ekipet intervenuese kanë pastruar rrënojat e saj.
Xhamia, në të cilën ekipet e sigurisë kanë vendosur kordon sigurie, është mbyllur përkohësisht për besimtarët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.