×
  • Lajme
  • Botë

    15 mijë banorë braktisin shtëpitë, gjendet bomba e rëndë 250 kg e Luftës së Dytë Botërore

    Reporteri
    02 Shtator 2019 | 22:00

    Më shumë se 15,000 banorë të Hanoverit, në Gjermani u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi u evidentua një bombë që i përkiste Luftës së Dytë Botërore.


    Bomba peshonte 250 kilogramësh dhe u gjet në afërsi të kopshtit zoologjik të qytetit.

    Policia bëri thirrje qytetarëve të braktisnin shtëpitë e tyre deri në neutralizimin e situatës.

    Në Gjermani janë zbuluar shpesh bomba të tilla, “të harruara” nga Lufta e Dytë Botërore, kur Aleatët bombarduan vendin dhe veçanërisht Berlinin.

    Evakuimi më i madh që nga viti 1945 ndodhi në shtator 2017 në Frankfurt, kur u gjet një bombë britanike që peshonte 1.4 ton. Në atë kohë, 65,000 njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre.

    Megjithëse ekspertët thonë se rreth 10% e mijëra bombave të hedhura në Gjermani gjatë luftës nuk shpërthejnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!