×
  • Lajme
  • Botë

    1500 fluturime anulohen në ShBA, shkak moti i ligë

    Reporteri
    05 Janar 2025 | 20:06

    Më shumë se 2 mijë fluturime janë vonuar dhe 1 mijë e 500 janë anuluar brenda dhe jashtë ShBA-së gjatë ditë së sotme, sipas faqes së internetit të gjurmimit FlightAware.

    Kjo vjen pasi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbizotëron mot i ligë me reshje të dendura të borës.

    Sipas të dhënave të drejtpërdrejta, Aeroporti Ndërkombëtar i Kansas City është më i prekuri nga fluturimet dalëse, me 86 për qind fluturime të anuluara, shkruan BBC.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!