×
  • Lajme
  • Botë

    16 vjeçari në Kanada vret dy policë në detyrë

    Reporteri
    17 Mars 2023 | 22:15
    Dy oficerët policorë kanadezë që u vranë nga adoleshenti

    Dy oficerë policie në provincën perëndimore kanadeze të Albertës u qëlluan dhe u vranë në krye të detyrës teksa po i përgjigjeshin një mosmarrëveshjeje familjare, raporton BBC.

    I dyshuari për të shtënat fatale është një 16-vjeçar, sipas raportimeve në mediat kanadeze.

    Policia në qytetin e Edmonton tha se adoleshenti vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri. Një grua e cila ka lidhje me të dyshuarin është dërguar gjithashtu në spital me lëndime të rrezikshme për jetën.

    Shefi i policisë Dale McFee tha se dy oficerët u qëlluan të enjten pasi iu përgjigjën një telefonate për mosmarrëveshje në familje në një kompleks apartamentesh në Edmonton rreth orës 00:47.

    Policia nuk e ka konfirmuar publikisht moshën e të dyshuarit, por burime policore kanë thënë për CBC dhe gazetën kanadeze Globe and Mail se ai ishte 16 vjeç dhe se gruaja e plagosur ishte nëna e tij.

    Tetë policë janë vrarë në krye të detyrës në Kanada në gjashtë muajt e fundit. Vdekjet e tjera ndodhën në Ontario dhe British Columbia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!