×
  • Lajme
  • Botë / Aksident me fatalitet

    16-vjeçari shqiptar në Itali humb jetën tragjikisht në aksident, prindërit do të dhurojnë organet

    Reporteri
    13 Gusht 2024 | 12:22
    Padua, Italy - October 15, 2020. Italian Police in Padua during security activity. Alfa Romeo "Giulietta" is the new Italian Police patrol car.

    Një 16-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë që ka ndodhur pasditen e së dielës midis Brescia dhe Mantuas në Itali.

    Siç raportojnë mediat italiane, Lorenzo Çela, u përfshi së bashku me katër persona të tjerë në aksidentin e rëndë dhe vdiq në spital për shkak të plagëve të rënda të marra.

    Lorenzo, një lojtar i ri premtues nga Desenzano Calcio, po udhëtonte me makinë me të dashurën dhe nënën e saj. Për arsye ende të paqarta, automjeti i tyre u përplas me një automjet tjetër që vinte nga ana e kundërt. Nëna e të dashurës së Lorenzos ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

    I riu është shpallur i vdekur klinikisht dhe tashmë pritet që të kryhen procedurat për heqjen e organeve.

    16-vjeçari kishte një pasion të madh për futbollin dhe luante me ekipin e të rinjve të Desenzanos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!