Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes së Ambientit në Qeverinë serbe Branisllav Blazhiq ka vdekur nga kronoavirusi, shkruan B92.
Ai ishte një prej themeluesve të Partisë Përparimtare të Serbisë të Vuçiqit dhe anëtar i kryesisë së kësaj partie.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, në Serbi janë regjistruar 160 raste të reja me koronavirus, gjersa 5 persona kanë humbur jetën duke çuar kështu numrin e të vdekurve në 26.
Me këto raste të reja numri i përgjithshëm i infektuarve në Serbi është 1.060. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.