Një i ri në Tajlandë u rrëzua dhe vdiq në kompjuterin e tij pasi kishte luajtur lojëra kompjuterike gjithë natën, gjatë pushimeve të shkollës, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Piyawat Harikun, 17 vjeç, ishte shkëputur nga shkolla deri në fund të tetorit – duke shfrytëzuar kështu kohën e lirë për të qëndruar në dhomën e tij duke luajtur lojëra.
Prindërit e tij thanë që ai do të qëndronte gjatë gjithë natës në dhomën e tij, pastaj gjatë ditës do të tërhiqte perdet për të vazhduar fiksimin e tij me lojëra, duke kaluar orë të tëra në kompjuter në shtëpinë e tij në Udon Thani, Tajlandë veriore.
Ata i sillnin ushqim në dhomën e tij sepse ai refuzonte të dilte nga errësira.
Babai i Piyawat, Jaranwit, shkoi në dhomën e gjumit të hënën pasdite dhe e gjeti djalin e tij të rrëzuar nga karrigia e kompjuterit në dysheme.
Jaranwit pranoi që djali i tij ishte një i varur nga lojrat dhe paralajmëroi prindërit e tjerë të mos lejojnë që fëmijët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.