×
  • Lajme
  • Botë

    17-vjeçarja e përdhunuar në fëmijëri i nënshtrohet vdekjes me eutanazi

    Reporteri
    04 Qershor 2019 | 22:28

    “Marr frymë, por nuk jetoj më”, tha 17-vjeçarja holandeze në rrjetet sociale para se t’i nënshtrohej vdekjes me eutanazi.


    Vajza adoleshente, e quajtur Noa Pothoven, vuante nga stresi pas-traumatik. Dhimbja që i ishte shkaktuar nga përdhunime në fëmijëri ishte tashmë e padurueshme.

    Ajo shkroi një autobiografi të titulluar “Të fitosh e të mësosh”, ku flet për sëmundjen, depresionin dhe anoreksinë, të cilat iu shkaktuan pas ngacmimeve seksuale që pësoi në moshë të vogël.

    “Do të dal drejt e në temë. Pas pak, unë do të vdes”, tha ajo. “Ndoshta disa do të habiten, por kam kohë që e bluaj në mendje vendimin e eutanazisë dhe nuk po e marr në mënyrë impulsive. Pas kaq shumë vitesh me përpjekje të dhimbshme, më kanë shteruar fuqitë. U bë kohë që as nuk ha, as nuk pi dot. Pas shumë diskutimeve dhe vlerësimeve të situatës, vendosa ta bëj, pasi dhimbjet janë të padurueshme”, shtoi ajo pasi u kërkoi miqve në Instagram që të mos përpiqen ta bindin të tërhiqet.

    Vajza vdiq në dhomën e ndenjes të shtëpisë së saj, dhe sipas ligjit nuk kishte nevojë të merrte as lejen e prindërve. Në Holandë, vendimin për vdekje me eutanazi mund ta marrin edhe fëmijët 12-vjeç, por vetëm nëse është garantuar nga mjeku që dhimbjet janë vërtet të padureushme. Eutanazia është e ligjshme edhe në disa shtete të SHBA-ve, në Kanada dhe në Belgjikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!