Një vajzë e re nga Ukraina humbi gjysmën e fytyrës kur shoqja e saj më e mirë aksidentalisht e qëlloi në fytyrë me një armë gjahu, transmeton Reporteri.net.
Polina Gordik, 17 vjeç, u transportua në një spital me lëndime të rënda në kokë pas një aksidenti të çuditshëm në një fshat në rajonin e Zaporozhyes.
Ajo ishte në festë tek një shoqe kur Veronica, 16 vjeç, nxori pushkën e gjuetisë së babait të saj me idenë për të bërë fotografi me të, mirëpo gjithçka shkoi keq.
Plumbi e goditi Polinën afër hundës dhe ia theu kockat e fytyrës. Pas një operacioni të ndërlikuar shtatë-orësh, ajo u mbajt në kujdes intensiv me lëndime të rënda, por megjithatë jashtë rrezikut për jetë.
https://twitter.com/ScallywagNYC/status/1168653315305091074
Mjekët gjithashtu u detyruan t’ia hiqnin njërin sy sepse ishte shumë i dëmtuar. Polina është e vetëdijshme por nuk mund të flasë dhe të komunikojë.
Policia ka nisur një hetim kundër Veronicas dhe prindërve të saj për shkaktimin aksidental të dëmit të rëndë trupor. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.