×
  • Lajme
  • Botë

    18-vjeçarja vdes në aksident pak orë para diplomimit, i shpëton jetën 4 të tjerëve

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 17:12

    Një 18-vjeçare humbi tragjikisht mëngjesin e së dielës së shkuar në Nolensville, Tennessee, në SHBA. Lindsay Stewart u shua pak orë pasa se të diplomohej, si pasojë e një aksidenti me makinë.


    Ajo udhëtonte në autostradë kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rruge duke u përplasur me një shtyllë.

    Përgjatë gjithë javës, në komunitetin ku ajo jetonte janë mbajtur homazhe në nder të 18-vjeçares, ndërsa varrimi i saj do të mbahet këtë fundjavë.

    Ndërkohë, sipas mediave vendase, familja e Lindsay tha se vdekja e saj shpëtoi 4 jetë të tjera, pasi organet e saj u dhuruan. Miq e të afërm e përshkruajtën të renë si një vajzë të mrekullueshme dhe plot jetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!