×
  • Lajme
  • Botë

    184 të vdekur nga shembja e çatisë së një diskoteke në Santo Domingo

    Reporteri
    10 Prill 2025 | 10:43

    Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së një klubi nate në Republikën Domenikane, ka shkuar në 184.

    Sipas raportimeve, të paktën 300 persona ndodheshin brenda klubit “Jet Set” çatia e të cilit u shemb mëngjesin e së martës, në kryeqytetin Santo Domingo.

    Në mesin e viktimave janë edhe dy ish-lojtarë të bejsbollit të Ligës së Madhe.

    Numri i saktë i të plagosurve nuk është dhënë ende nga zyrtarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!